Policia e Tiranës ka intesifikuar kontrollet në lidhje me personat që shpërndajnë lëndë narkotike ne ambjentet afër shkollave në kryeqytet.

 

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar 32 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis teksa është arrestuar në flagrancë një shtetas  ndërsa janë  proceduar në gjendje të lirë dy të tjerë.

 

Në pranga ra shtetasi me iniciale L. D., 22 vjeç, banues në Tiranë ndërsa u procedua shtetasi M. B., 21 vjeç, banues po në kryeqytet.

 

Për shtetasin L. D., disponohej informacion se shpërndante lëndë narkotike pranë shkollave 9-vjeçare të kryeqytetit (“Ali Demi”, “Kushtrim i Lirisë” dhe “1 Maji”), dhe në momentin që ky shtetas është konstatuar së bashku me shtetasin M. B., nga shërbimet e Policisë u është ushtruar kontroll fizik, ku shtetasit L. D., i janë gjetur 30 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Gjithashtu në ambientin përreth shkollës “Qemal Stafa”, gjatë kontrollit të ushtruar shtetasit A. B., 24 vjeç iu gjetën dhe sekuestruan 2 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa, ky shtetas u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *