Subscribe

Gjatë 24 orëve të fundit, në vend janë konfirmuar 57 raste të reja me koronavirus, nga 362 testime të kryera.

Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik deklaroi se Kruja ka numrin më të lartë të rasteve ditore, me 16 të prekur që lidhen me aktivitete biznesi dhe kontakte të tyre, e ndjekur nga Tirana me 14 raste, 9 në Vlorë, 8 në Shkodër, 6 në Lushnje, 2 në Pukë, 1 në Durrës, 1 në Fier.

5 qytetarë janë shëruar, duke e çuar numrin e të të rikuperuarve gjithsej në 1044.

“Janë në hetim shumë raste të reja në Tiranë, Vlorë, Shkodër dhe Krujë.  Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 47 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive dhe një i intubuar. Në vendin tonë janë aktualisht 441 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë. Aktualisht në spitalin Infektiv po marrin shërbim 47 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive dhe një i intubuar.”

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë                   230

Krujë                      55

Shkodër                53

Kamëz                    26

Durrës                     20

Vlorë                      15

Lushnje              12

Pukë                        11

Elbasan                              4

Fier                                                           4

Lezhë                       3

Tropojë                2

Korçë                    1

Librazhd              1

Mallakastër        1

Berat                                                     1

Ura Vajgurore    1

Gjirokastër                               1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *