E hënë, 2 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Ja pse sekretarja personale e Kate Middleton u largua nga puna

Pas dy vitesh, krahu i djathë i Kate Middleton, mbretëreshës së ardhme të Anglisë, është larguar nga puna.

Catherin Quinn, ka braktisur pozicionin e saj përkrah Dukeshës së Kembrixhit. Pse? Në fakt nuk ka lidhje me problemet ose dramat në punë.

Sipas Daily Mail dy gratë po ndahen miqësisht sepse Quinn dëshiron t’i kthehet punës në kauzat e bamirësisë, siç kishte bërë në të shkuarën. Një burim ka treguar për tabloidin: “Ajo ka bërë një punë të shkëlqyer, por dëshiron më shumë kohë për interesa të tjera dhe e ka ndihmuar dukeshën të krijojë një platformë të cilën duhet ta vazhdojë përpara vetë”.

Catherine Quinn ka punuar si sekretare private e Kate që nga tetori i vitit 2017. Ka qenë përgjegjëse për gjithçka: që nga organizimi i ditarit tek mbledhjet e Kate Middleton dhe shoqërimi i saj në takimet zyrtare.

Reklamë

Kjo do të thotë që Kate Middleton kërkon një asistente të re personale. Përgatisni CV./LIVING

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë