Kujdesi ndaj shëndetit është dukuri që secili nga ne duhet të ketë parasysh. Ushqimi ka një rol primar për një shëndet sa më të mirë.

 

Bamja është një ndër bimët që njihet për të mirat që sjell në shëndet. Ajo mund të konsumohet në shumë mënyra e zier, në avul apo edhe e konservuar.

 

Ajo është një nga ushqimet më të shëndetshme që me shekuj përdoret në mjekësi.

 

Bamja përmban 7,6 gramë karbohidrate, 80 mikrogramë acid folik, 2 gramë proteina, 3 gramë fibra, 21 mg vitamina C dhe 60 miligramë magnez, dhe shumë pak kalori.

 

Një mënyrë përdorimi e saj është duke e vendosur atë në një gotë dhe e mbushni me ujë të vakët dhe e lini të qëndrojë gjatë natës. E konsumoni gjysmë orë para mëngjesit.

 

Kjo recetë do ta rregullojë nivelin e sheqerit në gjak si dhe do ta përmirësojë shëndetin në përgjithësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *