Te tjera detaje nga atentati në Vlorë. Autorët, ende të paidentifikuar, kanë qëlluar mbi 15 herë me breshëri kallashnikovi drejt 38-vjeçarit Delon Troqe.

 

Ai u dërgua menjëherë në spital, por nuk ka mundur të mbijetonte.

 

Të shtënat u dëgjuan nga kalimtarët e rastit dhe më pas u lajmërua policia.

 

Mësohet se Troqe ka qenë i përfshirë para dy muajsh në një konflikt.

 

Ndërkohë, një makinë është gjetur e djegur në zonën e Sherishtës në Vlorë, e cila dyshohet se është përdorur nga 2 autorët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *