Ja kush janë 13 shqiptarët që u kapën me 1.8 ton kokainë në Gjermani

Zbulohen identitetet e 13 shqiptarëve që u prangosën pak ditë më parë gjatë një operacioni të madh në Gjermani ku u sekuestruan 1,8 ton kokainë të cilat nëse do të dilnin në treg do të kapnin vlerën mbi 400 milion euro.
Nga hetimet e nisura në Prill 2017 policia Gjermani arriti të zbulojë rolet e gjithsecilit nga shqiptarët në këtë trafik kokaine e cila vinte nga Ekuadori e fshehur në kuti bananesh.
Pasi mbërrintë në portet gjermane ajo magazinohejdhe anëtarët e grupit shkonin nëpër magazinat e supermarkeve dhe merrnin sasitë e kokainës.
Ministri i Brendshëm Joachim Herrmann e konsideroi operacionin e kapjes së kokainës në landin e Bavarisë ku u përfshinë 500 policë si një nga më të suksesshmit në histori./ Burimi: Shqiptarja.com
Shqiptarët e arrestuar
- Orneo Margjeka
- Emiljan Hysenaj
- Dashamir Ndoj
- Dario Lame
- Ervin Llusha
- Izmir Lami
- Dolan Kocani
- Agim Zeka
- Marjan Tola
- Mevlan Beca
- Granit Bajrami
- Artan Mehmeti
- Blerim Cakraj




