Sport
Ja kush është trajneri i preferuar i Maradones

Trajneri i cili ka prekur zemrën e legjendës Diego Armando Maradona është sigurisht Jurgen Klopp. Gjermani Klopp konsiderohet si trajneri i këtij viti për argjentinasin. Klopp e ka nisur sezonin e ri në Premier League në mënyre fantastike, duke e drejtuar skuadrën drej një serie fitoresh përballë rivalëve direkt në kampionat, si Arsenal dhe Chelsea.
Momentalisht, Liverpool gjendet në vendin e tretë në renditje,por kjo nuk është më e rëndësishme se rezultati i arritur nga skuadra nën drejtimin e Klopp.
Gjermani po rivalizon bindshëm dy trajnerët e famshëm, Guardiola dhe Mourinho, të cilët Maradona i anashkaloi.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




