E premte, 9 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ja kush do ta shoqërojë presidentin Trump gjatë vizitës zyrtare në Kinë

Djali i Donald Trump, Erik Trump dhe bashkëshortja e tij, Lara, do të shoqërojnë presidentin e Shteteve të Bashkuara në udhëtimin e tij në Kinë, i planifikuar për datat 14 dhe 15 maj.

Synimi është që anëtarët e familjes së presidentit amerikan të kontribuojnë në forcimin e marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve.

Reklamë

“Erik dhe Lara Trump janë krenarë që do të shoqërojnë presidentin në vizitën e tij zyrtare”, deklaroi sot zëdhënësja e Trump Organization, Kimberly Benza.

“Eriku është thellësisht krenar për të atin dhe arritjet e mandatit të tij dhe merr pjesë në këtë udhëtim në një kapacitet personal, si një djalë mbështetës. Ai nuk ka aktivitete biznesi në Kinë dhe as planifikon të angazhohet në të ardhmen në tregun kinez.

Reklamë

Nuk do të marrë pjesë në takime private, por do të qëndrojë në krah të presidentit për të shënuar këtë moment historik”, tha ajo.

Megjithatë, kjo lëvizje mund të ngrejë shqetësime në Uashington, duke qenë se pasuria personale dhe marrëveshjet e biznesit të Trump-it menaxhohen nga familja e tij.

Trump kishte kritikuar më parë paraardhësin e tij demokrat, presidentin Joe Biden, për faktin se djali i tij, Hunter, e kishte shoqëruar në Kinë kur Biden mbante postin e nënpresidentit

Ai kishte akuzuar Hunter Biden se kishte shfrytëzuar ndikimin e tij për të siguruar mbështetje financiare nga Kina për investimet e tij.

Në vitin 2019, Trump i bëri thirrje publike Kinës të hapte një hetim ndaj kundërshtarëve të tij politikë, ndërsa familja Biden ka mohuar çdo shkelje.

Ndërkohë, ambasada kineze në Uashington nuk i është përgjigjur ende kërkesës së agjencisë Reuters për një koment mbi këtë çështje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë