Subscribe

Ditën e sotme gjithë anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike do të votojnë kadidatin e preferuar për të garuar në zgjedhjet për kryetarë bashkie.

Në degën e PD-së së Korçës janë rreth 4000 votues dhe do të ketë dy qëndra votimi. Kandidatët për Korçën janë tre: Gjergji Gjata, Entela Dvorani dhe Ledina Alolli.

Në Devoll janë rreth 2200 votues dhe do të ketë 2 qëndra votimi. Kandidatët në këtë degë janë :Elvis Hajdërlli, Arben Miza, Vojsava Bregu, Xhensila Kapo.

Në degën e Pd-së Pogradec janë rreth 1000 votues dhe do të ketë një qëndër votimi. Kandidatët e dalë nga primaret në ketë degë janë :Olgert Muçllari, Zini Tollozhina.

Në degën e PD-së Maliq janë 2400 votues dhe dy qëndra votimi , një në Maliq dhe një në Pojan. Kandidatët e kësaj dege janë:
Alfred Berberi, Alfred Xega.

Në degën e PD- së Kolonjë janë rreth 900 votues dhe do ketë një qëndër votimi. Kandidati i vetëm në këtë degë është Et’hem Lumani dhe në këtë degë vota do të jetë pro ose kundër .

Qëndrat e votimit janë hapur prej orës 8:00 dhe do të qëndrojnë hapur deri në orën 18:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *