Subscribe

Albana Vokshi dhe Dhurata Cupi ishin tek Spitali i Traumes.

 

Ish deputetet e PD vizituan banorët e Unazës së Re të cilët u lënduan pas përplasjes së ashpër me forcat e rendit mengjesin e kësaj të marte.

Vokshi theksoi se banorët teksa po mbronin banesat e tyre janë dhunuar nga policia, janë lënduar duke u larguar nga gazi lotsjellës. Sipas saj, të moshuarit kanë fraktura, gratë kanë djegie të gradës së lartë për shkak të gazit që është përdorur mbi to.

 

Ajo e konsideroi të patolerueshme dhunën ndaj banorëve të Astirit të cilët po mbrojnë as më shumë e as më pak por vetëm pronat e tyre nga projekti korruptiv.

 

 

“Askush nuk na jep informacion se ku janë duke u vizituar një pjesë tjetër e të lënduarve dhe sa është numri i saktë i tyre. Ka dhjetëra të arrestuar midis tyre edhe gra edhe vajza, të cilat janë dhunuar në mënyrë ccnjerëzore. Nuk dihet se ku i kanë dërguar, në cilin komisariat. Lajmin për arrestimin e kemi të konfirmuar nga banorët e lënduar”, tha Vokshi nga Spitali i Traumës, duke theksuar se opozita do të jetë pranë banorëve në ccdo moment të protestës së tyre.

 

PD publikoi edhe  listen e banoreve te plagosur ne kete perplasje.

 

Ata jane:

 

Mahmut Imallari – 57 vjeç

Isuf Gjata – 80 vjeç

Artur Muja – 43 vjeç

Gentian Alla – 36 vjeç

Çerçiz Jaçe – 74 vjeç

Adelina Shehu – 46 vjeç

Dhurata Shehu – 69 vjeç

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *