Subscribe

Drejtuesi i degës së “Vetëvendosje” ne Shqiperi Boiken Abazi që kandidon edhe si deputet në zgjedhjet e 25 prillit, ishte i ftuar këtë të mërkurë në emisionin “7 pa pesë” ne Vizion Plus.

Ai tha se “Vetëvendosje” nuk synon të futet në qeveri pas zgjedhjeve të 25 prillit për më tepër që sipas tij, mazhorancat parlamentare në vendin tonë krijohen më shumë mbi pazare sesa mbi programe dhe ideologji.

Pyetjes se cilën ministri do të zgjidhnin përf të drejtuar në rast se do tiu jepej mundësia, Abazi u shpreh:

 

 

Ne nuk synojmë të futemi ne qeveri, mirëpo nëse do të jepej mundësia do të insistonim të fusnim sa më shumë pika programore tonat tek një platforme qeverisese por jo duke synuar që ne të marrim një ministry, edhe të fillojmë punësimet tek ajo ministri. Kjo nuk është aspak normale. Por unë kam përshtypjen fatkeqësisht që qeveria e ardhshme mund të mos varet nga vota jonë, sepse në atë proces kushedi se cfarë nuk bëjnë ata me njeri-tjetrin, pazare me shitje-blerje deputetesh,e kemi parë këtë gjë në shumë raste në të kaluarën.

Ama nëse do të varej nga ne, do ti bënim pyetje PS dhe PD, pse nuk e kanë bashkimin kombëtar në statutin e tyre?

Nëse do të zgjidhja ndonjëherë një ministri, do të ishte më shumë një ministri destruktive ndaj këtij sistemi , jo konstruktive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *