Aktori 44-vjeçar sikurse raporton edhe Daily Mail po e çon lidhjen e tij me modelen 21-vjeçare, Camila Morrone në një tjetër nivel.

 

Di Caprio është parë së fundmi duke drekuar me të dashurën e tij 21 vjeçare së bashku me babanë e tij George DiCaprio dhe njerkën e tij Peggy Ann Farrar.

 

Nga veshja sportive e të dyve, duket që ky nuk është takimi i parë. Vajza që i ka vjedhur zemrën aktorit të njohur ka lindur në Buenos Aires, Argjentinë dhe ata janë në një marrëdhënie bashkë që prej dhjetorit të vitit 2017.

 

Mesa duket më në fund dikush po ja fut dy këmbët në një këpucë beqarit më të famshëm dhe më të kërkuar, i cili është përfolur për shumë të dashura. Bukuroshe argjentinase ndoshta është e duhura dhe së shpejti DiCaprio mund të bëjë hapin e madh dhe t’i propozojë për martesë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *