Dalin detaje të para në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mengjesin e sotëm në bashkinë e Lushnjes ku pati një shpërthim të fuqishëm në zyrën e kryebashkiakut Fatos Tushe.

Ky I fundit bashkë me sekretaren e tij Erisa Qalliu mbeten të plagosur.

Autori I dyshuar I kësaj ngjarje është shtetasi Gezim Saraci i cili është shpallur në kërkim policor.

45 vjecari banues në lagjen Karbunara ka qene per disa vite shofer i kryebashkiakut Tushe para se te shkarkohej kohe me pare. Qe nga ky moment ai ka pasur konflikte te vazhdueshme me Tushen.

E njejta situate ka qene edhe mengjesin e kesaj te marte. Kryebashkiaku Fatos Tushe ka hyre ne deren kryesore te bashkise kur ka gjetur aty ish shoferin e vet Gezim Saraci. Ne shkallet qe te cojne drejt katit te dyte te bashkise ka pasur nje debat verbal mes paleve, debat i cili ka vijuar deri ne zyren e kreut te bashkise Fatos Tushe.

Pikerisht aty, Gezim Saraci ka vendosur te nxjerre nga xhepi i xhupit nje granate duke e hedhur drejt Fatos Tushes dhe sekretares se tij Erisa Qalliu.

Pas ngjarjes autori eshte larguar menjehere me vrap nga ambjentet e bashkise ndersa shperthimi ka tronditur punonjesit e tjere te cilet kane kerkuar menjehere ndihme per te derguar ne spital Fatos Tushen dhe sekretaren e tij.Fatmiresisht Tushe ka marre demtime te vogla ne shpatull dhe kembe por eshte jashte rrezikut, ashtu sikurse edhe Erisa Qalliu, ndonese sekretarja ka demtime me serioze ne gjymtyre te ndryshme.

Drejt Lushnjes janë nisur drejtuesit më të lartë të policisë, Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *