Të qëndruarit përballë garderobës për të zgjedhur veshjen e duhur është kënaqësi më vete, por mund të shndërrohet në një makth të vërtetë nëse ju nuk gjeni asgjë për të veshur!

 

Një femër i kushton zgjedhjes së rrobave 37 minuta çdo ditë, por të brendshmet duket se nuk marrin as një minutë nga kjo kohë. (sigurisht po flasim për të përditshmen tonë dhe netët romantike bëjnë përjashtim).  Më shumë se 87% të femrave bëjnë zgjedhjet e gabuara kur vjen puna tek të brendshmet, ndaj Living po ndan me ju gabimet më të zakonshme në mënyrë që t’i ndreqni sa jeni në kohë

 
1. Zgjidhni masën e gabuar të reçipetave
Në mënyrë që të vishni reçipetat e duhura duhet të masni bustin çdo 12 muaj pasi gjatë koësaj kohe ju mund të bini në peshë ose të fitoni kilogramë. Ndonëse mund të dini masën e gjoksit, veç kupës duhet të dini dhe perimetrin e bustit dhe gjatësinë e duhur të rripave sipas shpatullave.

 
2. Shtrëngoni rripat e reçipetave në mënyrë që t’ju rrinë më mirë.
Nëse ju detyroheni t’i shtrëngoni tepër reçipetat, atëherë po vishni reçipetat e gabuara.

 
3. Sa shpesh duhet t’i lani reçipetat
Kur ishte hera e fundit që keni larë reçipetat? Një javë më parë? Një muaj, ndoshta? Reçipetat duhen larë çdo tre herë që ju i vishni.

 
4. Tharja
Për të brendshmet rekomandohet gjithmonë të thahen në temperaturë ambienti dhe jo në tharësen e lavatriçes, pasi gjatë këtij procesi mbathjet humbin elasticitetin dhe mund të prishen shumë më shpejt.

 
5. Zgjidhni pëlhurën e gabuar
Pambuku është pëlhura më e pastër pasi ka aftësinë të përthithë djersën dhe lagështirën. Materialet e tjera mund të çojnë në acarim të lëkurës e kruatje.

 

 
6. Si duhen larë reçipetat
Etiketat e reçipetave e thonë qartë që nuk duhet t’i lani me makinë larëse, por jo të gjitha femrat i shohin etiketat e veshjeve. Ju mund t’I lani me dorë, ose me makinë larëse me proces të shkurtër për rroba delikate.

 
7. A duhet të flini me reçipeta
Të fjeturit apo jo me reçipeta është zgjidhja juaj, por sa më shumë mbështesni indet e gjirit , aq më lartë do të qëndrojë gjoksi. Rekomandohen reçipetat sportive në mënyrë që mos t’ju shtrengojnë tepër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *