J.Lo: Nuk kam kryer ende marrëdhënie me Alex Rodriguez

Kur vjen fjala për flirte dhe për histori të shpeshta dashurie, menjëherë na shkon mendja tek Jennifer Lopez! Pas të gjitha aludimeve se kjo e fundit e përfundoi marrëdhënien e dashurisë me reperin Drake, fill pas kësaj nisi një tjetër histori me Alex Rodriguez, me të cilin u shfaq disa herë në restorante luksoze. Për të folur rreth kësaj, këngëtarja ka qenë e ftuara e Ellen DeGeneres e cila është një ndër moderatoret më të preferuara për të.
Nëse keni menduar se takimi i J.Lo dhe Alex ka qenë si në përralla, gaboheni. Ata thjesht janë parë në një restorant dhe J.Lo i ka thënë: “Çkemi Alex”, ndërkohë që ky i fundit ja ka kthyer: “Ti duhet të jesh Jennifer Lopez, ” – shprehje kjo që e ka intriguar më shumë këngëtaren për ti folur sërish. Ata kanë shkëmbyer numrat e telefonit dhe më pas kanë nisur të dalin së bashku në dreka dhe darka, raporton Blitz.al
Kur DeGeneres e ka ngacmuar nëse ata kanë fjetur bashkë, kjo e fundit i ka kthyer: “Jo nuk bëhet fjalë. Mamatë nuk flenë që herët e para…” – dhe më pas ka qeshur me të madhe.




