E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Izraelitët zhvillojnë sot zgjedhjet e dyta të përgjithshme

Izraelitët zhvillojnë këtë të martë zgjedhjet e dyta të përgjithshme brenda këtij viti.

 

Kryeministri Benjamin Netanyahu i quajti zgjedhje të parakohshme pasi në votimet e prillit ai nuk arriti të formonte një koalicion qeverisës.

 

Reklamë

Në këto zgjedhje pritet që një rol të madh të kenë dhe partitë e vogla ndërsa partia e kryeministrit Netanyahu vijon të jetë favorite në zgjedhje.

 

Votimet do të mbyllen në orën 19:00 ndërsa bisedimet për formimin e një koalicioni të ri pritet të fillojnë pas publikimit të sondazheve të para.

Vazhdo të lexosh

Reklamë