Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
14 August 2026
Vizion fokus

Trump: Shumë shpejt do e shpallim Ngushticën e Hormuzit...

Pamje apokaliptike! Zjarret përfshijnë Britaninë, banesat digjen plotësisht nga...

Izraeli surprizohet nga shpejtësia e rimëkëmbjes ushtarake të Iranit

Gjermania në alarm nga zjarret! Evakuohen mijëra banorë pasi...

Evropa rrit ndihmën ushtarake për Ukrainën

Dita e 76-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Rrezikonin të mbyteshin në det pas përkeqësimit të motit,...

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes jep...

Dita e 76-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Moti i keq në Japoni, shkon në tetë numri...

Izraelitët të shqetësuar nga kërcënimet për sulme nga Irani dhe Hezbollahu

14 Gusht 17:21

Izraeli ka vazhduar ofensivën ushtarake në Rripin e Gazës. Gjatë natës dhe të mërkurën, sipas të dhënave të Hamasit, sulmet izraelite vranë të paktën 17 persona. Ndërkaq, vazhdojnë shqetësimet për përshkallëzimin e situatës në gjithë Lindjen e Mesme. Pothuajse dy javë pas vrasjes së dy udhëheqësve të grupeve militante në rajon, pas së cilave duket se është Izraeli, banorët e shtetit hebre janë në ankth pas paralajmërimeve nga Irani për sulme hakmarrëse. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës nga Jeruzalemi, Linda Gradstein, si Hamasi ashtu dhe Hezbollahu kanë raketa me rreze veprimi që mund të arrijnë në pjesën më të madhe të territorit të Izraelit dhe të shkaktojnë dëme të mëdha.

Qyteti verior izraelit Haifa është vetëm 32 kilometra larg kufirit me Libanin. Në qytetin port ka fabrika kimike që mund të vihen në shënjestër nga Hezbollahu. Pas 7 tetorit, kur Hamasi kreu një sulm terrorist në Izraelin jugor, duke nxitur fillimin e luftës në Gazë, qendra komanduese emergjente është vendosur nën tokë ndërsa Hezbollahu dhe Izraeli kanë shkëmbyer sulme ajrore përgjatë kufirit.

Zyrtarët e qytetit thonë se Haifa është e përgatitur për një sulm.

“Të gjitha strehimet tona hapen në mënyrë automatike në rast së bie alarmi. Këtë mund ta bëj edhe unë përmes telefonit tim. E shihni se si ndezët drita, kjo do të thotë se streha po hapet”, tregon Leonid Reznik, kreu i departamentit për gatishmërisë për emergjencat për qytetin e Haifas.

Hamasi dhe Hezbollahu janë zotuar se do të hakmerren për vrasjen e udhëheqësve të tyre. Zyrtarët e sigurisë së Izraelit thonë se Hezbollahu ka mbi 150 mijë raketa me rreze veprimi që mund të arrijë pjesën më të madhe të Izraelit.

“Hezbollahu me dronët e prodhuar nga Irani mund t’i shkaktojë dëm të madh infrastrukturës izraelite pasi koha për t’i vërejtur dronët dhe raketat nga Hezbollahu është shumë e shkurtër. Dronët dhe raketat nga Libani gjithashtu janë të vështira për tu vërejtur”, thotë për Zërin e Amerikës Avi Melamed, analist mbi zbulimin strategjik.

Ushtria izraelite thotë se ka zhvilluar teknologji të re për të paralajmëruar banorët për sulmet me raketa.

Subtitles Read: “Komanda ushtarake ka filluar dërgimin e paralajmërimeve përmes mesazheve telefonike. Si do të funksionojë kjo? Mesazhet do të dërgohen drejtpërdrejt në telefonat tuaj celularë krahas një paralajmërimi me zë nëse gjendeni në një zonë që është nën sulm”, thuhet në një nga njoftimet që dërgohen tani nga ushtria izraelite.

Në prill, Irani kreu një sulm me qindra raketa ndaj Izraelit, shumica e të cilave u goditën nga Izraeli, Shtetet e Bashkuara ose Jordania. Analistët izraelitë presin që kësaj radhe sulmi të jetë më i madh.

“Dilema iraniane është që nga njëra anë të hakmerret ashtu siç janë zotuar, që ta bëjnë këtë në një mënyrë të tillë që të rikthejnë dinjitetin e tyre të cenuar nga sulmi izraelit në Teheran, por nga ana tjetër të mos e nxisin Izraelin të përgjigjet ashpër. Ata duan të shmangin këtë situatë, pra një përshkallëzim të madh me Izraelin”, thotë analisti Melamed.

Situata mund të ndikojë edhe tek vazhdimi i bisedimeve në mes të Izraelit dhe Hamasit për arritjen e një marrëveshjeje për armëpushim dhe lirimin e pengjeve izraelite. Uashingtoni e ka paralajmëruar Iranin se hakmarrja ndaj Izraelit mund të dëmtojë këto negociata.

Të dhënat e Hamasit, që nuk janë konfirmuar nga burime të pavarura, thonë se deri më tani ofensiva ushtarake izraelite ka vrarë mbi 40 mijë njerëz.

Po sipas zyrtarëve, vetëm gjatë natës në mes të martës dhe të mërkurës sulmet izraelite vranë të paktën 17 njerëz.

Sipas Izraelit, mijëra luftetarë të Hamasit janë të përfshirë në të dhënat e përgjithshme për viktima që jepen nga Hamasi./voa

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Hezbollah Iran Izrael

Nga e njëjta kategori

Trump: Shumë shpejt do e shpallim Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA

më shumë...

Pamje apokaliptike! Zjarret përfshijnë Britaninë, banesat digjen plotësisht nga flakët

më shumë...

Izraeli surprizohet nga shpejtësia e rimëkëmbjes ushtarake të Iranit

më shumë...

Gjermania në alarm nga zjarret! Evakuohen mijëra banorë pasi flakët iu afruan banesave

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:55

Qepa kundër rrudhave, a funksionon vërtet kjo...

10:53

Trump: Shumë shpejt do e shpallim Ngushticën...

10:41

Pamje apokaliptike! Zjarret përfshijnë Britaninë, banesat digjen...

10:37

Izraeli surprizohet nga shpejtësia e rimëkëmbjes ushtarake...

10:23

Gjermania në alarm nga zjarret! Evakuohen mijëra...

10:21

Evropa rrit ndihmën ushtarake për Ukrainën

10:12

Mos i injoroni këto ndryshime në fytyrë,...

10:01

A ndikojnë ëndrrat në gjendjen tonë emocionale

9:47

Dita e 76-të e protestës, qytetarët nisin...

9:46

Jo vetëm lavamani, zbuloni vendet ku grumbullohen...

9:10

A është një dush i ftohtë mënyra...

8:48

Rrezikonin të mbyteshin në det pas përkeqësimit...

8:42

Situata e zjarreve në vend, Ministria e...

8:30

Dita e 76-të e protestës, qytetarët mblidhen...

7:54

Moti i keq në Japoni, shkon në...

7:42

Arrestohet Siciljan Cakraj, djali i të akuzuarit...

7:42

Përplasja e dy helikopterëve në Psatha, autoritetet...

7:20

Tiranë/ Përfshihet nga flakët apartamenti, shkumbohet kuzhina

6:31

Zjarret apokaliptike në Kroaci, një i vdekur,...

6:27

Stuhi e fortë dhe rrebesh shiu në...

Më të klikuarat

  • E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshën 62-vjeçare profesori i...
  • SPAK kërkon 40 hetues për BKH, ja kriteret që duhet të përmb...
  • Maroku heq vizat për shqiptarët, vendimi hyn në fuqi më 15 g...
  • Dy motrat humbin jetën tragjikisht në Lushnjë, policia jep d...
  • Arti në zi, ndahet nga jeta aktori dhe regjisori Osman Buzo
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.