E shtunë, 19 Shtator 2026 Zilia deri në 01:25 Në vijim ora 01:25: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Izraelitët protestojnë në rrugët e kryeqytetit kundër Netanjahut

Ilustrim · Vizion Plus

Mijëra Izraelitë kanë bllokuar rrugët kryesore të kryeqytetit Tel Aviv, për të protestuar kundër një projektligji të ri që mbron kryeministrin Benjamin Natanjahu nga dy hetimet për korrupsion. Ata mbanin parulla ku akuzonin Natanjahu si kryeministër të krimit, dhe bënin thirrje për dorëheqje.

 

Dhjetëra njerëz kanë mbetur të plagosur si pasojë e përleshjeve me policinë. Mediat ndërkombëtare raportojnë se të paktën 20 mijë njerëz dolën në shesh, duke e bërë këtë një nga protestat më të mëdha që nga nisja e hetimeve kundër kryeministrit izraelit.

 

Benjamin Natanjaku akuzohet për korrupsion, ndërsa parlamenti izraelit pritet të miratojë ligjin e ri deri në fund të javës së ardhshme.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh