E martë, 22 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Izraeli “zotohet” për të ulur numrin e sulmeve në Gaza

An aerial picture shows displaced Palestinians who fled Khan Yunis setting up camp in Rafah further south near the Gaza Strip's border with Egypt, on December 7, 2023, amid continuing battles between Israel and the Palestinian militant group Hamas. - Backed by air power, tanks and armoured bulldozers, Israeli troops were fighting Hamas in Khan Yunis, the biggest city in southern Gaza, as well as in Gaza City and the nearby Jabalia district of the north. (Photo by MAHMUD HAMS / AFP)

Izraeli do të ulë intensitetit e sulmeve në Gaza. Lajmi bëhet i ditur nga mediat ndërkombëtare, të cilat i referohen një marrëveshjeje të arritur mes Izraelit dhe SHBA. Kjo e fundit ka marrë ‘zotimin’ e Izraelit për uljen e intensitetit me synim mbrojtjen e civilëve.

 “Izraelitët thonë se ata e njohin nevojën për të kaluar në një fazë të ndryshme të luftimeve, dua të them, në çdo fushatë ushtarake, kudo që do të kaloni në një grup tjetër objektivash, ju do të arrini ato grupe të ndryshme objektivash përmes taktikave dhe operacioneve të ndryshme, dhe kjo është vetëm standardi për kryerjen e operacioneve ushtarake”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

Megjithatë, Kirby mohoi që SHBA t’i ketë vendosur afat kohor Izraelit për përfundimin e objektivave.

“Ne nuk po u diktojmë terma dhe afate kohore izraelitëve. SHBA ka folur për rëndësinë e lëvizjes drejt operacioneve me intensitet më të ulët dhe padyshim që ne nuk duam që ata ta bëjnë atë më shpejt se mendojnë se mund ta bëjnë atë në mënyrë të sigurt dhe efektive, por ne besojmë se një tranzicion, në të ardhmen e afërt është rezultati më i mirë i mundshëm”, shtoi ai.

Izraeli është kryqëzuar nga shumë vende të botës për numrin e lartë të viktimave në radhët e civilëve./vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë