Zjarri i rëndë i tankeve izraelite dhe sulmet ajrore goditën Khan Younis në Rripin e Gazës mbrëmë, thanë banorët, ndërsa autoritetet palestineze thanë se rreth 200 njerëz ishin vrarë në 24 orë në operacionin ushtarak të Izraelit kundër militantëve të Hamasit.

Avionët luftarakë bastisën gjithashtu kampin Nuseirat në pjesën qendrore të enklavës palestineze, sipas mjekëve dhe gazetarëve palestinezë.

Forcat izraelite po godasin Khan Younis në përgatitje për një avancim të mëtejshëm në qytet, pjesëe e të cilit ata i pushtuan në fillim të dhjetorit.

Forcat e Armatosura izraelite (IDF) gjithashtu raportuan dje se shkatërruan një nga strehët e Yahya Shinwar, liderit të Hamasit në Rripin e Gazës. Shtëpia ndodhej afër qytetit të Gazës.

Autoritetet shëndetësore palestineze thanë se 187 palestinezë u vranë në sulmet izraelite në një periudhë 24-orëshe, duke e çuar numrin total të vdekjeve në 21,507, rreth 1% e popullsisë së enklavës së rrethuar, që nga fillimi i luftës më 7 tetor. Ekziston frika se mijëra trupa të tjerë janë varrosur nën rrënoja.

Një gazetar palestinez që punonte për rrjetin televiziv Al-Quds u vra së bashku me anëtarët e familjes së tij në një sulm ajror në shtëpinë e tyre në kampin Nuseirat në Rripin qendror të Gazës, thanë zyrtarë shëndetësorë dhe gazetarë të tjerë.

Sipas qeverisë së Hamasit, 106 gazetarë palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite që nga fillimi i luftës./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *