E enjte, 8 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Izraeli thirrje banorëve të Teheranit: Qendroni larg zonave ushtarake, do të bombardojmë

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë paralajmërua banorët e Teheranit që tq qendrojnë larg zonave ushtarake, pasi do të vijojnë sulmet ajrore.

Përmes një videomesazhi të publikuar në “X” ushtria izraelite bën me dije se do të “vazhdojë të godasë objektivat ushtarake në zonën e Teheranit”.

Reklamë

“Për sigurinë tuaj, ju kërkojmë të qëndroni larg fabrikave të prodhimit të armëve, selive ushtarake dhe institucioneve të sigurisë që janë të lidhura me regjimin,” thuhet në deklaratën e IDF-së.

Ky paralajmërim vjen në një moment tensioni të shtuar midis Izraelit dhe Iranit, me përplasje të shpeshta verbale dhe kërcënime reciproke.

Vazhdo të lexosh

Reklamë