Bota
Izraeli pretendon se ka vrarë kreun e sulmeve me dron të Hamasit

Ushtria izraelite njoftoi se një sulm ajror izraelit vrau Mahmoud al-Mabhouh, për të cilin Izraeli tha se ishte kreu i operacioneve me dron të Hamasit në Rripin verior të Gazës.
Al Mabhouh ishte përgjegjës për sulmet me dronë ndaj Izraelit dhe trupave izraelite në Gaza, sipas ushtrisë izraelite.
Reklamë
Në Jabaliya, trupat e ushtrisë izraelite kanë vrarë operativë të Hamasit në luftime trup më dorë si dhe në sulme ajrore, njoftoi gjithashtu ushtria izraelite.
Ndërkohë, në Rafah , forcat izraelite drejtuan sulme me dronë kundër një “celule terroristësh të armatosur” që planifikonin sulme terroriste, shtoi deklarata ushtarake izraelite./vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




