Ndërsa situata humanitare në Gaza vijon të jetë katastrofike, Izraeli ka lajmëruar se do të hapë dy pika kufitare në mënyrë që të mundësohet hyrja e ndihmave për civilët.
Pika e kalimit Erez në veri të Rripit të Gazës do të rihapet përkohësisht për herë të parë që nga fillimi i luftës si dhe do të lejohet përdorimi i portit Ashdod. Ndërkohë më shumë ndihma nga Jordania do të lejohen të hyjnë përmes kalimit Kerem Shalom.
Lexo edhe :
Related Posts
Lajmin e bëri të ditur zyra e kryeministrit Benjamin Netanjahu.
“Kjo rritje e ndihmave do të frenonte një krizë humanitare dhe është e nevojshme për të siguruar vazhdimin e luftimeve dhe arritjen e objektivave të luftës.”
Ky njoftim erdhi vetëm disa orë pasi Presidenti Amerikan Joe Biden i tha kryeministrit izraelit se mbështetja e ardhshme e Shteteve të Bashkuara për luftën në Gaza do të varet nga ndërmarrja e më shumë veprimeve nga Izraeli për të mbrojtur civilët dhe punonjësit e ndihmave humanitare.
Por pavarësisht dallimeve të tyre, administrata e presidentit Biden ka vijuar t’i ofrojë Izraelit ndihmë të rëndësishme ushtarake dhe mbështetje diplomatike për luftën gjashtëmujore të Tel Avivit kundër Hamasit.
Izraeli përballet me izolim ndërkombëtar në rritje, pasi vrau shtatë punonjës humanitarë që po ndihmonin në dërgimin e ushqimeve në Gaza.
Më shumë se 33.000 palestineze janë vrarë që nga fillimi i luftës, ndërsa 75.000 të tjerë kanë mbetur të plagosur./vizionplus.tv






