E martë, 22 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Izraeli godet me çdo formë në Liban pavarësisht thirrjeve për një armëpushim

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka urdhëruar ushtrinë e vendit të vazhdojë të luftojë me “forcë të plotë” kundër Hezbollahut në Liban, pavarësisht thirrjeve nga SHBA dhe aleatët e tjerë për një armëpushim.

Ministria e Shëndetësisë e Libanit njoftoi se të paktën 92 persona u vranë në sulmet ajrore izraelite dje, të enjten , ndërsa qindra të tjerë kanë vdekur që nga e hëna.

Hezbollah konfirmoi se një sulm ajror në një ndërtesë apartamentesh në jug të Bejrutit vrau kreun e njësisë së tij të dronëve, Mohammad Suroor.

Frika për një luftë të gjithanshme midis Izraelit dhe Hezbollahut është në rritje, pas përshkallëzimit dramatik të sulmeve izraelite në Liban që nga e hëna.

Reklamë

Propozimi për armëpushim

Përshkallëzimi i armiqësive bëri që 12 vende të propozojnë një armëpushim tre-javor midis Izraelit dhe Hezbollahut të mërkurën.

Propozimi fillimisht ngjalli shpresa pasi ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon, tha se vendi i tij ishte “i hapur ndaj ideve”.

Por deri të enjten ajo ishte refuzuar plotësisht nga lidershipi politik izraelit.

Pas mbërritjes në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Netanyahu tha se Izraeli “nuk do të ndalet” në Liban derisa të arrijë të gjitha qëllimet e tij , “më e rëndësishmja kthimin e sigurt të njerëzve të veriut në shtëpitë e tyre”.

Shtëpia e Bardhë më vonë njoftoi se propozimi i armëpushimit ishte paraqitur në konsultim me Izraelin, pavarësisht nga garancia e Netanyahu disa orë më vonë se vendi i tij do të vazhdojë të luftojë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, gjatë takimit të tij me Ministrin izraelit të Çështjeve Strategjike Ron Dermer, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, paralajmëroi se “përshkallëzimi i mëtejshëm” do ta bënte më të vështirë për banorët e Veriut kthimin në atdheun e tyre.

Nga ana e tij, Netanyahu siguroi të premten se delegacionet izraelite kanë pasur takime për të diskutuar dje propozimet e SHBA-së për armëpushim me Libanin dhe do të vazhdojnë diskutimet në ditët në vijim, duke shtuar se vlerëson përpjekjet e Uashingtonit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë