Ministria e Mbrojtjes izraelite ka konfirmuar lirimin e 12 pengjeve të Hamasit, mes të cilëve 10 gra izraelite. Pengjet e liruara i janë dorëzuar Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq .

 

Nga ana tjetër, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq njoftoi se kishte pritur me sukses pengjet dhe më pas përfundoi transferimi i ish-robërve në Egjipt, përmes Qafës Rafah.

 

Më vonë, ata do të dërgohen në një vend tjetër ku forcat izraelite do të verifikojnë identitetin e tyre përpara se t’i sjellin në Izrael.

 

“Familjet e pengjeve janë duke u informuar nga përfaqësuesit e IDF”, tha ushtria izraelite. 

 

Informacioni është shoqëruar edhe me fotot e izraelitëve që janë liruar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *