E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:20 Në vijim ora 02:20: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Izraeli bombardon qytetin e Gazës, 8 viktima dhe disa të plagosur

Izraeli ka sulmuar këtë të premte Rripin e Gazës, ku si pasojë kanë humbur jetën tetë persona dhe janë plagosur pesë të tjerë.

Mbrojtja Civile e Gazës njoftoi se bastisja izraelite në një shtëpi la të paktën tre të vdekur dhe pesë të plagosur, ndërsa agjencia palestineze e lajmeve Ëafa raportoi se një person u vra dhe disa u plagosën si pasojë e një bombardimi tjetër në vend.

Më tej Wafa shton se katër palestinezë të tjerë vdiqën në një tendë për njerëzit e zhvendosur pranë xhamisë Abu Matar në Khan Younis, në jug të të Gazës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë