E diel, 15 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Izraeli bombardon Bejrutin e Gazën, vriten civilët, protesta në disa vende kundër luftës

Displaced Palestinians shelter in a tent camp, amid the Israel-Hamas conflict, at the Al-Mawasi area in Khan Younis, in the southern Gaza Strip, September 10, 2024. REUTERS/Mohammed Salem

Avionët luftarake izraelitë kanë kryer më shumë se 30 sulme ajrore në jug të Bejrutit.

Mediat lokale i kane cilesuar keto goditje si më të rëndat qëkur Izraeli zgjeroi ofensiven ushtarake kunder Libanit me 23 shtator.

Sulmet ajrore  u shtrine disa zona, duke përfshirë një pikë karburanti pranë Rrugës së Aeroportit.

Sipas Ministrisë së Shëndetesisë të paktën 23 persona u vranë dhe 93 u plagosën në bombardimet izraelite në të gjithë Libanin.

Reklamë

Po ashtu ushtria izraelite ka goditur edhe Gazen si dhe Bregun perendimor. 21 palestineze mbeten te vdekur   dhe dhjetra të tjerë u plagosen gjate bombardimit te nje xhamie ne Gaza, e cila perdorej per strehimin e te zhvendosurve.

Ushtria izraelite njoftoi për një ofensivë të re tokësore dhe ajrore në veri të Gazës, ku gjenden kampe të mbipopulluara të refugjatëve.

Sakaq dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugë e qytete anembanë globit – nga Parisi në Nju Jork duke bërë thirrje për t’i dhënë fund luftës./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë