Ish-deputetja e PD, Izmira Ulqinaku është e bindur se Partia Socialiste nuk fiton dot në Shkodër.

 

Në “Facebook”, ajo akuzoi socialistin Ilir Beqja se po e lë fajin e dështiit tek drejtorët e qarkut.

 

Sipas Ulqinakut, shkodranët nuk do t’jua japin votën socialistëve sepse ata janë varfëruar gjatë qeverisjes së PS.

 

“Së fundmi, i besuari i Edi Ramës në Shkodër, Ilir Beqja po mundohet tua kalojë të gjithë fajin e keqmenaxhimit nga ana e Qeverisë, drejtorëve të Qarkut. Pasi ka mbledhur me urdhër të gjitha fletë-kërkesat e secilit, për dorëheqje nga detyra, ai pretendon që shkodranët ta hanë sapunin për djathë. Qytetarët e Qarkut Shkodër e dijnë mirë, që drejtorët janë komanduar dhe urdhëruar për çdo veprim nga Edi Rama dhe Ministrat e linjës. Ato kanë qenë thjesht marioneta të katapultuara! Tashmë, çfarëdo veprimi që mund të ndërmarrë Beqja, nuk i hedh dot hi syve qytetarëve! Qarku Shkodër është diskriminuar që nga 2013, dhe kjo ndjehet kudo, në investime, në biznese, në punësime, madje vërehet edhe nga gjuha e urrejtjes që përdor Edi Rama për veriorët, kur na etiketon. Shkodranët nuk e votojnë Edi Ramën, sepse janë të bindur, që e keqja vjen nga ai dhe jo nga drejtorët e pashkolluar. Shkodranët nuk e votojnë Edi Ramën sepse i varfëroi e i shpërfilli. Shkodranët nuk e votojnë Edi Ramën, sepse nuk kanë votuar kurrë diktatorët.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *