E diel, 15 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Izmir Smajli kampion europe në kërcim së gjati (video)

Izmir Smajli ka triumfuar në Beograd, duke u shpallur kampion Evrope, në disiplinën kërcim së gjati.

 

Atelti shqiptar në hedhjen e parë kërceu 7,81 m, megjithatë e rregulloi gjithçka me hedhjen e dytë, ku realizoi gjatësinë 8,08 m, një rekord i ri kombëtar.

 

Reklamë

Për këtë sukse të Smajlit ka reaguar edhe Kryeministri Edi Rama i cili e ka vlerësuar maksimalisht atletin shqiptar.

 

 

Përmes një postimi në Facebook, Rama thekson se i gjithë stadiumi i Beogradit është ngritur në këmbë nën tingujt e himnit tonë kombëtar:

 

Ja komenti i plotë i Ramës në Facebook:

 

Faaaan – taaaaa- stiiiiik!…. Izmir SMAJLAJ, kampioni i parë europian në historinë e atletikës shqiptare, ngre në këmbë stadiumin e Beogradit nën tingujt e himnit tonë kombëtar.
FALEMINDERIT NGA ZEMRA KAMPION

Vazhdo të lexosh

Reklamë