Opozita kërkon që të ngrihet njkë komision i përhershëm parlamentar për financimin e partive politike.

 

Kërkesën e bëri eksperti për çështjet ligjore në PD, Ivi Kaso gjatë një konference të organizuar nga “KRIIK Albania”.

 

Ai deklaroi se paratë e krimit minojnë procesin zgjedhor dhe për këtë arsye duhet të ndërmerret nisma ligjore për ta parandaluar si fenomen.

 

 “Është koha për thjeshtëzimin e kornizës ligjore të financimit të partive në një ligj të përbashkët, pavarësisht përputhjes formale. Korniza ligjore duhet rishikuar se nuk mjafton për të siguruar barazi, zgjedhjet e 2015 dhe 2017 provuan që korrupsioni ka marrë zgjerim të madh dhe janë reflektuar dhe te raporti i OSBE. Janë kryesisht para nga droga dhe kontrata kriminale, sasia e këtyre parave minon procesin zgjedhor. Shqetësuese për demokracinë është dhe kapja e mediave. Është koha të vlerësohet krijimi i një komisioni të përhershëm parlamentar për financimin e partive. Duhet të drejtohet nga opozita, duhet të ketë kapacitete të plota për të thirrur çdo institucion apo individ për të raportuar për të”, tha Ivi Kaso.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *