Kronikë
Iu thye këmba në protestën e djeshme, 19 vjeçari del nga operacioni, si paraqitet gjendja e tij

Ledion Balla, 19-vjeçari nga Librazhdi, ka përfunduar ndërhyrjen kirurgjikale pas frakturës që pësoi në këmbën e djathtë.
Sipas informacioneve paraprake të siguruara nga gazetarja e Vizion Plus Elda Canaj, gjendja e tij shëndetësore paraqitet e mirë.
Reklamë
I riu, pësoi fraktura në këmbë mbrëmjen e djeshme, teksa protesta u zhvendos pranë Parlamentit.
Vetë 19 vjeçari tha se dhuna iu ushtrua nga policia, teksa theksoi se ai vetë nuk ishte pjesë e protestës, por kaloj pranë vendit ku po mbahej tubimi për të ikur në shtëpi.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




