E diel, 15 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Iu përgjigj nismës “Adopto një konvikt”, Bashkia e Tiranës nderon familjen

Nismes “adopto nje konvikt”, e cila synon rikonstruksionin e konvikteve te qytetit Studenti iu pergjigjen disa nga bizneset shqiptare. Nje prej tyre ishte edhe një familje nga Tirana.

 

 

Në shenjë vlerësimi për kontributin e dhënë, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i dorëzoi Arben Sadushit “Medaljen e Mirënjohjes”. “Zakonisht në bashki nderojmë presidentë, kryeministra që vijnë nga jashtë, apo kryetarë bashkie që na vizitojnë nga vende të tjera, por ndonjëherë harrojmë që heronjtë e vërtetë i kemi këtu mes nesh. Siç respektojmë dhe nderojmë të huajt, çka është shumë e rëndësishme, s’duhet të harrojmë të vlerësojmë qytetarët tanë, duke nisur nga fëmijët e familjes Sadushi, të cilët patën idenë të ishin kontribuues në kauzën për të rregulluar konviktet e “Qytetit Studenti” dhe iu përgjigjën pozitivisht thirrjes së kryeministrit, e mandej nxitën prindërit e tyre. Për këtë arsye, dua t’i jap këtë medalje mirënjohjeje familjes Sadushi, për gjithë kontributin dhe ndihmën që na dhanë në “Qytetin Studenti”, si familja e parë që iu përgjigj kësaj thirrje, edhe me shumë shpresë për një brez të ri që është i ndjeshëm”,

Reklamë

 

 

Kryebashkiaku i Tiranës ftoi që kjo nismë të ndiqet edhe nga biznese të tjera.

 

 

“Unë e kuptoj që është më kollaj të thuash jam “me studentët, me studentët”, por është më e vështirë të bësh diçka për ta. Si familja e parë që nisi këtë risi, jo vetëm për të qenë me studentët, por për të bërë diçka konkrete për studentët, keni gjithë mirënjohjen tonë dhe të qytetit të Tiranës”.

 

 

Më shumë video

Reklamë