Një mjek në Itali është vënë nën hetim, pasi akuzohet se iu injektoi pacientëve ujë fiziologjik në vend të vaksinës Pfizer.

 

Policia në Ancona nisi hetimet pas dyshimeve të disa pacientëve lidhur me vaksinimin. Sipas tyre, mjeku nuk pranonte t’iu tregonte pacientëve se cilën vaksinë iu kishte injektuar. Alarmi u shkaktua pasi tre pacientë u ankuan se nuk morën një certifikatë të qartë vaksinimi nga mjeku.

 

Autoritetet ende nuk kanë përcaktuar numrin e saktë të personave që kanë rënë pre e mashtrimit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *