Kronikë
Iu dështoi plani për azil/ Burg për Alfred Debreshin (I vuri tritol në makinë vëllait)

Alfred Debreshi, autori i vendosjes së tritolit në makinën e kryetarit të Sindikatës së Minatorëve, Elton Debreshit, u la në burg këtë të martë.
Masa e sigurisë u caktua nga Gjykata e Shkallës së Parë Dibër, e cila e vlerësoi të ligjshëm arrestimin në flagrancë të vëllait të Elton Debreshit.
Reklamë
Në mjetin tip “Benz” ai dyshohet se ka vendosur një sasi lënde plasëse me qëllimin që i vëllai të përfitonte më pas azil jashtë vendit.
Plani i tyre doli në dritë nga përgjimet ambientale mes vëllezërve.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




