Bashkëpunimi policor mes Shqipërisë dhe Italisë është rritur sidomos gjatë sezonit veror pasi dy vendet do të mbështëesin njëri – tjetrin për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Ky bahskëpunim është përshëndeëtur nga kreu i policisë së shtetit Ilir Proda, i cili sëbashku me ambasadorin italian Marco Alberti vizituan Durrësin, një nga qytetet ku është aplikuar marrëveshja për patrullimet e përbashkëta.
“Siguria për ne është një mision i përditshëm. Të gjithë e dimë që Shqipëria tashmë është bërë një destinacion i preferuar turistik për miliona turistë nga gjithë bota, duke bërë që sfidat e sigurisë të jenë të shumta. Pikërisht kontributi i kolegëve italianë dhe padyshim i gjithë punonjësve të policisë së shtetit shqiptar. Ajo veprimtari që ata ushtrojnë drejtpërdrejt në terren ndikon drejtpërsëdrejti për të garantuar sigurinë e përbashkët. Patrullimi i përbashkët është një metodë e suksesshme e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe tregon edhe njëherë që partneriteti midis dy policive tona, pa dyshim edhe midis dy vendeve tona, nuk është thjesht bashkëpunim strategjik, por është i shprehur në veprimtari konkrete në terren”, u shpreh Drejtorii policisë së shtetit Ilir Proda.
Ndërkaq, Ambasadori e quajti Durrësin një qytet simbolik për takimin mes dy shteteve, ndërkohë që shtoi se bashkëpunim mes dy policive do të vijojë edhe në fusha të tjera për rendin dhe sigurinë.
“Ky bashkëpunim nuk është njëkahësh; gra dhe burra të Policisë shqiptare do të jenë së shpejti të pranishëm në Itali, pasi qëllimi ynë është të intensifikojmë shkëmbimin e aftësive dhe eksperiencave profesionale mes dy policive.“, tha Alberti, Ambasadori i Italisë në Shqipëri.
Patrullimet e përbashkëta do të vazhdojnë gjatë gjithë sezonit turistik ku pala italiane është përqendruar në Durrës dhe në Vlorë, ndërkohë pritet që patrulla shqiptare të zbarkojnë në disa qytete italiane në kuadër të kësaj marrëveshjeje.
/vizionplus.tv





