Kush vjen nga Italia duhet të futet në mënyrë të detyruar në karantinë për 14 ditë me radhë.

Ky është vendimi i marrë nga Ministri i Shëndetësisë në Rumani.

Ky vend është treguar ndër më të rreptit sa I takon masave anti-koronavirus.

Sipas udhëzimit të fundit të gjithë shtetasit që kthehen nga Italia, sidomos ata që vijnë nga rajonet Veneto dhe Lombardi duhet patjetër të futen në izolim. Rumania është një vend që ka shumë emigrante në Itali e prandaj frika është kaq e madhe.

Ndërkohë Austria ka bllokuar për disa orë gjatë të dielës lëvizjen e trenave drejt Italisë. Kjo pasi pati informacion se në njerin tren në stacionin Brennero kishte dy pasagjere të dyshuar me koronavirus. Megjithatë autoritetet austriake u tërhoqen nga ky urdhër dhe bënë të ditur se levizja e trenave mund të vijojë normalisht këtë të hënë.

Franca ndërkohe sqaroi se nuk ka ndërmend të mbylle kufirin me Italinë pavarësisht frikës nga rastet e shumta të koronavirusit në këtë vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *