E shtunë, 3 Tetor 2026 Familja Kuqezi deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Italia sheh dritë në fund të tunelit, Borrelli zbulon të dhënën shpresëdhënëse

Për herë të parë që nga nisja e emergjencës në Itali, numri i të sëmurëve aktuale ka rënë në raport me totalin e një dite më parë.

Konkretisht këtë të hënë në të gjithë Italinë ( në spitale ose të vetëizoluar në shtëpi) janë 108 mijë e 237 persona, ose 20 të sëmurë më pak sesa ishin në total ditën e dielë 108 mijë e 257.

Reklamë

Ndërkohë nga e shtuna në të dielë kishim pasur një rritje të numrit të përgjithshëm të të sëmurëve actual me 486 persona.

Lajmi u bë I ditur nga shefi i Mbrojtjes Civile në Itali, Angelo Borrelli. Ai e quajti një të dhënë të tillë shumë positive dhe domethenëse për të konfirmuar uljen e ndjeshme të trendit të pandemisë në këtë vend.

Borrelli deklaroi se të vdekurit brenda 24 orëve të fundit ishin 454 ndërsa të prekurit e rinj 2256 ( rënie e ndjeshme në raport me të dielën, ndërsa të shëruarit plot 1822 në pak orë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë