E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Italia në gjëndje të jashtëzakonshme, qindra të evakuuar nga përmbytjet

Italia eshte ne gjendje te jashtëzakonshme për shkak të reshjeve të dendura të shiut që kanë paralizuar vendin gjatë orëve të fundit.

 

Situata më e vështirë paraqitet në rajonin e Emilia Romanja. Autoritetet vijojnë angazhimin për evakuimin e qindra banorëve, shtëpitë e të cilëve janë përmbytur.

 

Reklamë

Kreu i Departamentit Kombëtar të Mbrojtjes Civile, Angelo Borrelli, ka njoftuar shpalljen e gjendjes së emergjencës edhe në ditët në vijim.

 

“Tashmë është koha që të mendojmë për njerëzit dhe familjet”, tha ai.

 

Ekipet e shpëtimit të ndihmuar nga zjarrëfikësit, policia dhe ushtria, janë në gatishmëri të plotë. Qindra hektarë toke ndërkohë janë nën ujë, dnërsa rrugët janë bllokuar dhe janë bërë të pakalueshme.

 

Sipas mediave italiane, shirat e rrëmbyeshëm kanë dëmtuar të mbjellat në rajonin e Emilia Romana dhe Toskana. Dëmet mund të arrijnë në miliona euro.

 

Autoritetet i frikësohen edhe rrëshkitjeve të dherave, cka mund ta vështirësojnë edhe më tej situatën. E ndërsa pjesa qendrore e Italisë po përballet me reshjet e dendura, Veriu është paralizuar për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë