Vendi fqinj po përballet me një betejë të vështirë pasi koronavirusi kinez u ka marrë jetën 79 personave. Shefi i emergjencave civile, Anxhelo Borreli në një konferencë për shtyp bëri të ditur se fatmirësisht po shtohet numri i të shëruarve por më shumë se një mijë persona po mbahen të izoluar në shtëpitë e tyre dhe po aq në spitale.

 

 

ANGELO BORRELLI

 

KREU I EMERGJENCAVE CIVILE

 

“Askush nga ne nuk mund të jetë i sigurt se cili do të jetë evolucioni i epidemisë së koronavirusit. Sipas të dhënave, 88% e pacientëve janë në tre rajone: Lombardi, Emilia Romagna dhe Veneto. Kujdesi dhe ndërgjegjësimi janë shumë të rëndësishme. Larja e duarve, distanca, shmangia e vendeve të mbushura me njerëz, higjena e mjedisit janë prioritete.”

 

Edhe në shtetet e tjera të Europës numri i të prekurve ka shënuar një rritje të ndjeshme, por jo në nivele alarmante. Në Shtetet e Bashkuara situata po bëhet serioze pasi numri i viktimave u rrit në 6, ndërsa 90 persona rezultuan pozitivë ndaj koronavirusit.

 

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sëmundja është përhapur në çdo kontinent, megjithatë rreziku më i madh mbetet në vendin e origjinës së sëmundjes, në Vuhan të Kinës

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *