Italia është seriozisht e shqetësuar nga rastet e reja të pacienteve me koronavirus të identifikuar në disa zona gjatë orëve të fundit.

6 shtetas italianë, mes te cileve nje grua shtatezene, kanë rezultuar pozitiv ne testin e virusit të rrezikshëm, të gjithë banues në rajonin e Lombardisë.

Më rëndë nga të gjithë është një 38 vjecar Italian banues në Lodi i cili ndonëse nuk kishte lidhje fare me Kinën, është infektuar nga një mik I tij aziatik I cili kishte qënë në Kinë gjatë muajit janar.

Madje veç 38 vjecarit, janë shtruar në spital edhe gruaja e tij si dhe 3 persona të tjerë të cilët kanë pasur kontakt.

Ministria italiane e Shëndetësisë ka urdhëruar izolimin e detyruar të gjithë personave të cilët kanë pasur kontakt me persona të infektuar.

Në total për momentin janë 250 persona të cilët janë vendosur në karantinë në pritje të testeve për koronavirusin.

Në Lodi po vlerësohet me seriozitet mbyllja e përkohshme e shkollave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *