“Peruja rrezikon përjashtimin nga Botërori”. Ky është titulli i të përditshmes amerikanojugore “Libero”, sipas së cilës vendi i kombëtares së Gareca-s në Kupën e Botës është vënë në rrezik nga një ligj i propozuar nga deputetja Paloma Noceda. Ajo kërkon që Federata Peruane e Futbollit të vihet nën kontrollin e një organi shtetëror me funksione ministrore. Por kjo është e ndaluar nga FIFA. Një ligj ky që, nëse miratohet, do të favorizonte Italinë.

Deputetja Paloma Noceda, presidente e Komisionit të Arsimit, Rinisë dhe Sportit, ka paraqitur në Parlament një projektligj që do ta vinte Federatën e Futbollit të Perusë nën kontrollin e Institutit Peruan të Sportit. Që është një organ shtetëror me funksione ministrore. Por rregullorja e FIFA-s e ndalon që federatat të mund të kenë lidhje me qeveritë. Vetë FIFA ka kërkuar sqarime, duke i lajmëruar autoritetet e Perusë për rrezikun që i pret.

Ka shumë mundësi që ky propozim të mbetet i tillë, duke parë se Peru do ta humbte vendin në Kupën e Botës dhe në vend të tyre do të zgjidhej Italia, nëse ligji do të miratohej.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *