Italia ka vendosur që të lehtësojë masat anti-Covid për të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë drejt këtij shteti.

 

Bëhet me dije se duke filluar nga data 1 mars, udhëtarët që do të shkojnë drejt Italisë nuk do të jetë e nevojshme që të karantinohen.

 

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Italia ka vendosur që të lehtësojë masat anti-Covid për hyrje/daljet nga vendi.

Duke filluar nga data 1 mars, udhëtarët që do të shkojnë drejt Italisë nuk do të jetë e nevojshme që të karantinohen.

Të gjithë personat që duan të futen në Itali, mjafton që të kenë certifikatën e vaksinimit me dy doza.

Ndërsa për ata që nuk janë të vaksinuar, mjafton një test PCR negativ ose certifikata e rikuperimit nga Covid-19.

Për më të detajuar për të gjitha udhëtimet jashtë vendit, vizitoni linkun e MEPJ”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *