E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Italia kthehet në “shkretëtirë”, boshatisen rrugë e sheshe, të gjithë në shtëpi

“Të gjithë njerëzit janë të lutur të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin çdo dalje të panevojshme.”

 

Kjo është thirrja që dëgjohet më së shumti tashmë në Italinë fqinje pasi i gjithë vendi është kthyer në një zonë të mbrojtur nga koronavirusi. E ndërsa numri i viktimave dhe të infektuarve vijon të rritet me ritme të shpejta, Italia është vendi i dytë pas Kinës që po përballet me betejën më të vështirë pasi janë regjistruar 631 viktima dhe më shumë se 10 mijë mbartës të sëmundjes.

 

Reklamë

Nga dita e djeshme, qytetet duken pothuajse të zbrazura, shkollat, kafenetë, bizneset, bibliotekat, kinematë gjithashtu janë bosh.

 

Ndërsa në veri të vendit po konsiderohen masa edhe më strikte, me mbylljen totale të provincës së Lombardisë dhe Piemontes, aty ku janë regjistruar rastet më të shumta.

 

Ndërkohë Kina ka dërguar një ekip ekspertësh mjekësorë në ndihmë të Italisë.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë