Italia është gjysmëfinalistja e dytë e Euro 2020.
Të kaltrit e Mançinit kanë gjunjëzuar Belgjikën, duke triumfuar me rezultatin 1-2 në sfidën e zhvilluar në Mynih.
Fillimisht, ishte mesfushori Barella që zhbllokoi rezultatin për Italinë në minutën e 31’, ndërsa Insigne në minutën e 44’ i çoi shifrat në 2 me 0 falë një goli shumë të bukur! Megjithatë pak sekonda më vonë belgët fituan një penallti që u kthye në gol nga Lukaku që ngushtoi keshtu rezultatin në 2:1.
Italianet luajten shume mire edhe ne pjesen e dyte ndonese edhe Belgjika pasi dy mundesi te mira shenimi me Lukakun.
Falë kësaj fitoreje, italianët arritën të siguronin një biletë për në gjysmëfinalen e Europianit, ku do të përballen me Spanjën.
Ndeshja do te luhet te marten ne Wembley te Londres.




