E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Italia e pathyeshme edhe me rezervat, Franca turpërohet në shtëpi

FLORENCE, ITALY - NOVEMBER 11: Vincenzo Grifo #11 with his teammates of Italy celebrates after scoring the opening goal during the international friendly match between Italy and Estonia at Stadio Artemio Franchi on November 11, 2020 in Florence, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Italia mori një fitore bindëse  në miqësoren ndaj Estoninë teksa e mundi me rezultatin e thellë 4-0. Edhe pse me shumë mungesa për shkak të situatës me COVID-19, në lojë dominuan nga fillimi vetëm italianët. Siparin e hapi Grifo i cili shënoi dy gola të bukur. Pas tij , Bernardeski dhe Orsolini vulosën dhe rezultatin përfundimtar të sfidës me shifrat 4-0. Një ndeshje që jep sinjale pozitive për teknikun Mancini dhe që regjistron statistika të mira për përfaqësuesen italiane.

Kombëtarja italiane  nuk mundet prej 20 ndeshjesh radhazi. Edhe pse një fitore ndaj një ekipi që renditet poshtë në klasifikim , skuadra e Mancinit gëzon për faktin se siguroi tashmë matematikisht vendin në vazon e parë të shortit të Botërorit 2022.

Gjermaia mori një fitore minimale në miqësoren ndaj Cekisë. Skuadrës së Lëv i mjaftoi një gol i Walsmicht që në fillim të pjesës së parë që mbylli ndeshjen me triumfin e gjermanëve.

Ndërkohë, surpriza e mbrëmjes ishte padyshim humbja e Francës. Gjelat u mundën me rezultatin 2-0 ndaj Finlandës në shtëpi. Forss realizoi  në minutën e 28 pas një gabimi të bërë në mesfushën e vendasve. Për golin e dytë mendoi Valakari që  goditi nga distanca dhe realizoi një gol të bukur dhe la në vend portierin e Francës.

Reklamë

Nga ana tjetër Portugalia mundi me rezultatin e thellë 7-0 Andorën në shtëpi. Një ndeshje që nuk pati shumë histori sepse portugezët dominuan gjatë gjithë takimit. Neto dhe dy herë Paulinjo mbyllën pjesën e parë më shifrat 3-0. Ndërsa në fraksionin e dytë të lojës Sanches, Garsia, Ronaldo dhe Zhoa Feliks vulosën dhe suksesin e këtij takimi me shifrat 7-0.

Ndërsa Spanja e mbylli në paqe takimin me Hollandën. Edhe pse spanjollët shënuan të parët me anë të Sergio Canales, në fillim të pjesës së dytë tulipanët kundërpërgjigjen dhe barazojnë rezultatin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë