Transporti publik ka shkaktuar një kaos të vërtete në lëvizjen e qytetareve në Itali këtë të premte.

 

Greva kombëtare në transportin publik lokal nga veriu në jug, ka bërë që të ndalen autobusët, metrotë, tramvajet dhe trenat.

 

Protesta nga sindikatat e transportit do të pasohet me një protestë para Ministrisë së Transporteve më 3 mars, me sloganin: “Kërkojmë paga, siguri dhe dinjitet”.

 

Për sa u përket qyteteve të mëdha, në Romë greva do të përfshijë orarin nga 08:30 deri në 17:00 dhe më pas nga ora 20:00 deri në fund të shërbimit.

 

Në Milano mjetet e transportit public do të ndalen nga ora 08:45 deri në 15:00 dhe nga ora 18:00 në përfundim të shërbimit. Linjat e nëndheshme të metrove në Milano M1, M2 dhe M3 janë mbyllur dhe do të rihapen në orën 15:00.

 

Mbeten të hapura vetëm linjat M4 dhe M5  të metrosë së Milanos. Në sipërfaqe, tramvajet, autobusët dhe trolejbusët mund të preken nga reduktimet e shërbimit, me kohë më të gjata pritjeje në stacionet e autobusëve.

 

Në Napoli greva 24-orëshe e stafit të ANM-së, nga mesnata e së premtes deri në mesnatën e së shtunës do të perfshije  metronë, autobusët dhe tramvajin.

 

Sindikatat thanë se gjatë këtyre viteve institucionet shteterore  “Për transportin publik ka pasur vetëm retorikë”,ndaj u zgjodh edhe kjo formë proteste.

 

Sindikatat në greve  kërkojnë “barazimin kontraktual” ndërmjet kompanive publike dhe private, një “peshë të re parametrike” që garanton rritje pagash dhe “asgjëson gjobat ekonomike” për punësimet e reja, “uljen” e orarit të punës”. 35 orë në javë për të njëjtën pagë”, nisja e një Plani Kombëtar të Transportit dhe “mbrojtje më e madhe” për sigurinë dhe shëndetin në punë./tgcom

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *