E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Italia e ka dënuar me 7 vite burg, në mars u arrestua në Rinas, e shkuara “e errët” e Kep Arapit

Rexhep Rapi i njohur si “Kep Rapi” është arrestuar sot (22 dhjetor) me urdhër të SPAK.

Në total janë lëshuar 4 urdhër-arreste, 3 prej të cilave janë ekzekutuar, mëson Vizion Plus.

Reklamë

Por kush është Rexhep Rrapi?

Rrapi është arrestuar nga policia e Rinasit më 31 mars 2023.,

60-vjeçari është i dënuar me 7 vjet burg për organizimin e emigracionit të paligjshëm.

“Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në dalje të RSH-së, kanë kapur Rexhep Rapi (Arapi), 60 vjeç, banues në Durrës, i cili pas verifikimit nga Interpol Tirana ka rezultuar person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Genova, Itali, e ka dënuar 7 vjet burgim, për veprën penale “Organizimi i emigracionit të paligjshëm”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur dhe 4 vjet. Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë”, thuhej në njoftimin e policisë më 31 mars.

Rapi ka qenë i arrestuar edhe në vitin 2021 në Durrës pasi i gjetën armë në lokalin e tij.

Ai lëvizte me mjet të blinduar ‘’Benz’’ i cili u sekuestrua bashkë me një pistoletë që iu gjet në një çantë në banakun e lokalit. Rapi është me precedentë të mëparshëm kriminal kundër jetës së personit dhe në fushën e narkotikëve.

Sakaq, Vizion plus mëson se së bashku me ish-shefin e komisariatit nr.6 në Tiranë Dedan Gjonin akuzohen për tentativë vrasjesje. Shënjestra e atentatit ka qenë Xhevdet Plaku.

Vazhdo të lexosh

Reklamë