E shtunë, 3 Tetor 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Italia e ka dënuar me 16 vite burg, arrestohet në Muriqan 56-vjeçari, pritet ekstradimi

Një 56-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia është arrestuar në Pikën Kufitare të Muriqanit.

Sipas policisë ka rënë në pranga shtetasi Spartak Joanu, banues në Fier.

Reklamë

Joanu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit në Ankona, Itali e ka dënuar me 16 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Grup kriminal në trafikimin e lëndëve narkotike” dhe “Grup kriminal me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”, në zbatim të legjislacionit penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 56-vjeçarit në Itali./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë