E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Italia e bën dramë, shkon në play-off për Botërorin e 2022/ Mancini: Kualifikohemi në mars

Rikthehet makthi për azzuret, ashtu si katër vite më parë në Kupën e Botës në Rusi. Italia mbetet në Play Off-in e Botërorit.

 

Të kaltrit nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola me Irlandën e Veriut, një lojë që la shumë për të dëshiruar.

 

Reklamë

Skuadra e Mancinit e nisi mirë me disa raste për të shënuar, por pa finalizimin e duhur, ndërsa në të dytën u ndje jo pak lodhja dhe portat nuk u prekën asnjëherë. Pas ndeshjes tekniku italian u shpreh se asgjë nuk ka mbaruar këtu.

 

ROBERTO MANCINI- TRAJNERI I ITALISE

” Nuk do e quaj drame. Duhet të kishim fituar ndaj Bullgarisë,kishim dy penallti kundër Zvicrës, ndeshje që mund të kishin përfunduar në avantazhin tonë. U thashë djemve se tani nuk mund të bëjmë asgjë. Tani kemi ndeshjen në mars, do të përgatitemi mirë . Ky është një moment ku ne luftojmë. Kam besim”

 

Nga ana tjetër Zvicra beri detyrën përballë Bullgarisë pasi fitoi me rezultatin e pastër 4-0.

 

Një kualifikim mëse i merituar  ky për zviceranët, që prodhuan lojë dhe në fund rrëmbyen vendin e parë në grup që ishte dhe objektivi kryesor.

 

Ndërkaq, Danimarka regjistroi humbjen e parë në këto eliminatore, pasi u mund 2-0 në transfertë nga skocezët.

 

Megjithatë një humbje që nuk ndikon aspak në klasifikim, pasi danezët e kishin siguruar vendin e parë në grup, ndërsa Skocia e mbyll e dyta këtë kompeticion .

Vazhdo të lexosh

Reklamë