Edhe pse dukej se Italia mund të kishte shumë shpejt një qeveri të re, e cila do ta nxirrte nga kriza politike, mediat e vendit fqinj shkruajnë se kryeministri i ri Carlo Cottarelli mund të kërkojë më shumë kohë nga presidenti për t’i paraqitur listën e ministrave.

 

Një gjë e tillë mund ta çojë Italinë drejt zgjedhjeve të parakohshme. Presidenti Mattarella mund të thërrasë mbajtjen e tyre në muajin korrik. Pjesa më e madhe e partive në senatin Italian kanë mbështetur zgjedhjet e parakohshme si mundësinë e vetme për zgjidhjen e ngërçit politik.

 

Nëse votohet serish ne korrik, partitë euroskeptike mund të dalin triumfuese pasi sondazhet tregojnë se ata kanë siguruar një pozicion te forte.

 

Kriza politike në Itali që pas zgjedhjeve të marsit ku asnjë parti nuk arriti të formojë shumicën, ka tronditur tregjet financiare europiane për shkak të fuqizimit të krahut euroskeptik. Por presidenti Komisionit, Jean-Claude Juncker, ka reaguar duke thënë ekonomia e katërt më e madhe e BE-së do të vazhdojë rrugën e saj evropiane.

 

Kriza politike në Itali u thellua edhe më tej pasi partitë, Pesë Yjet dhe Lega Nord hoqën dorë nga formimi i qeverisë. Presidenti Sergio Mattarella, nuk miratoi propozimin e partive populiste për zgjedhjen e Paolo Savonas si ministër i ekonomisë, për shkak të qëndrimeve të tij kundër politikave te Bashkimit Europian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *